Agrobiznesi

Bujqësia është sektori më i madh i punësimit në Shqipëri. Në thelb, kjo industri nuk kishte asnjë lidhje me internetin më parë. Por përzierja me turizmin (agroturizmi) ka krijuar nevojën për të tërhequr turistët, vendas apo të huaj, prandaj qendrat e agroturizmit, por edhe prodhuesit “Made in Albania” kanë nevojë për marketing dhe branding. Janë krijuar biznese të reja si: kompani vendase që prodhojnë verë dhe pije të tjera alkoolike, vaj ulliri, baxho dhe shumë qendra agroturizmi. Ne i kemi mbështetur ata me marketingun online dhe ngritjen e kanaleve të shitjes.

Për të parë disa nga punët në këtë sektor shihni portofolin

EVENTE DEGUSTIMI

Krahas mbështetjes që u kemi ofruar prodhuesve vendas me marketingun online dhe faqe interneti, kemi organizuar edhe evente të ndryshme degustimi për prodhuesit: si Djath Veleciku, Subashi Olive Oil, Kokomani Wine, Nurellari Wine etj.