Konsulencë Turizmi
Marketingu i Destinacionit
Jeni një bashki që dëshironi më shumë vizitorë në qytetin/rajonin tuaj, një ministri që dëshiron të zhvillojë një strategji turizmi për një destinacion, apo një organizatë ndërkombëtare që dëshiron të bëjë një studim dhe të investojë mbi potencialin turistik në Shqipëri? Ju mund të mbështeteni në Konsulencën e Marketingut dhe Turizmit të Manderina shpk sepse ne i kuptojmë destinacionet tona! Me më shumë se 20 vjet në turizëm ne kemi një përvojë të pasur dhe të suksesshme në menaxhimin dhe marketingun e destinacioneve turistike në Shqipëri, duke punuar me institucione publike dhe me organizata të njohura ndërkombëtare.
Një destinacion turistik mund të bëhet i suksesshëm jo vetëm nga një strategji e mirë marketingu, por edhe nga një menaxhim profesional i turizmit. Ne mund të dallojmë vlerat unike të një destinacioni dhe t’i nxjerrim në pah ato për të tërhequr vizitorë potencialë.
Marketing Hoteli
Objektivi i marketingut të hoteleve është të nxisë të ardhurat dhe të shtojë dhomëzënien. Pavarësisht se çfarë kanali përdor për të tërhequr klientët, websitin e hotelit, branding, markën e hotelit apo mediat sociale, ne mund t’i ndihmojmë hotelierët shumë të zënë me probleme të menaxhimit të maksimizojnë praninë e tyre dixhitale.
Ne dimë se si t’i lidhim klientët e mundshëm me markën tuaj përmes përmbajtjes dhe marketingut dixhital dhe SEO. Manderina ka menaxhuar strategji shumë të suksesshme të marketingut të hoteleve në Shqipëri duke sjellë tendencat më të fundit në këtë sektor.
Konsultim dhe menaxhim të OTA-ve
Si një pjesë e rëndësishme e kanaleve të shpërndarjes së hoteleve, OTA (agjencitë e rezervimit në internet) duhet të jenë plotësuese në rezervimet online. Ne analizojmë kushtet dhe mundësitë tuaja të tregut dhe ndihmojmë në zgjedhjen e kanaleve më të mira për të punuar si Booking.com, Expedia, Hotels.com, AirBnB, TripAdvisor etj.
Ekipi ynë mund të përmirësojë rezultatin tuaj në të gjitha këto kanale OTA, të menaxhojë fushatat e ndryshme dhe ofertat, komentet e klientëve, si dhe raportet mbi performancën.