Fushata reklame
Pagesë për klikim
Reklamimi me pagesë referohet gjithashtu si Pay-Per-Click (PPC) dhe përfshin reklamimin në Google dhe motorat e tjerë të përkthimit.Këto reklama i prezantohen një audience që përcaktohet në platformë. Dhe siç e sugjeron dhe emri paguhet kur dikush klikon tek reklama. Në varësi të nevojave të biznesit dhe strategjisë tuaj mund të përcaktojmë se në cilat kanale do të bëjmë fushatat, cilat janë synimet dhe mesazhi që do përdorim. Ne I monitorojme fushatat dhe ju raportjomë rezultatet. Me Google analytics të instaluar në faqe, do të jeni në gjendje të matni rezultatet për SEO-n e faqes ato te fushatave me pagesë.
Reklamat në media sociale
Popullariteti i mediave sociale ka bërë që reklamat e mediave sociale të shihen si një strategji e qëndrueshme reklamimi. Ne mund të bëjmë reklama në Facebook, Instagram, Twitter dhe LinkedIn midis platformave të tjera sociale dhe dixhitale me rezultate shumë të mira. Ekipi ynë përcakton qëllimin e strategjisë tuaj të marketingut, karakteristikat e audiencës dhe formatin e reklamës. Ne monitorojmë performancën e reklamave dhe e përshtatim sipas nevojës.
Mjete të tjera të njohura të reklamimit me pagesë në internet janë:
- Reklamat me baner. Reklamat me baner janë një opsion marketingu i provuar dhe që jep rezultate për shumë biznese.
- Ritargetimi i reklamave.
- Marketingu me influencer.
Shkrim tekstesh reklame (Copywrittting)
Agjencia jonë mund të prodhojë përmbajtje për çdo qëllim biznesi, por më e rëndësishmja të shkruash tekstet e reklamave për produkte dhe shërbime në emër të një klienti. Ne do të hulumtojmë, planifikojmë dhe krijojmë përmbajtje të shkruar (e njohur si kopje) në mënyrë që reklamat, sloganet, postimet në blog, emailet, kopjimi i faqes në internet të tërheqin vëmendjen e klientëve dhe t’i bëjnë ata të ndërveprojnë me produktet ose shërbimet tuaja.