Rreth nesh

MANDERINA MARKETING & TOURISM CONSULTANCY

Manderina Marketing & Tourism Consulting përbëhet nga një ekip me më shumë se 20 vjet përvojë pune në marketing dhe turizëm dhe me arsim perëndimor.

Kemi punuar për agjenci të mëdha ndërkombëtare (Banka Botërore, GIZ, Swiss Cooperation, USAID, BE, etj.), Institucione qeveritare, komuna lokale, OJF, biznese private në turizëm, bujqësi, arsim etj.

Manderina ofron shërbime të nivelit të lartë, të personalizuar dhe të ofruar nga profesionistë me përvojë të lartë të marketingut dhe turizmit. Ne jemi në dispozicion të klientëve tanë në çdo kohë dhe krenohemi me cilësinë dhe rezultatin e punës sonë.

ÇFARË THONË KLIENTËT

Faleminderit që keni arritur të bëni kaq jehonë për takimin e Beratit, dhe që jeni perfshirë me dedikim në postime, komente dhe përgjigje në faqen e Facebook të organizatës sonë, FLAG. Sot në takim kishim qytetarë të Beratit, një numër të konsiderueshëm, që iu bashkuan takimit pas jehonës së bërë në Facebook. Kjo pjesëmarje ishte mbresëlënëse. Ju falënderoj edhe njëherë që jeni pjesë e skuadrës sonë në këtë përpjekje!

ALBA WILSON

DREJTORE, FLAG ALBANIA

Vlerësoj punën e palodhur të stafit të Visit Tiranës, për promovimin e qytetit. Takoja njerëz në evente, dhe i pyesja ku e mësuat për aktivitetin, dhe ata më thonin te ‘VisitTirana’ në twitter. Keni bërë punën e Bashkisë, ndërsa ne nuk e dinim kush ishit. Një punë krejt vullnetare, pa asnjë mbështetje financiare. Ju falënderojmë!

 

ERION VELIAJ

KRYETAR, BASHKIA TIRANE

Jemi ne që duhet t’ju falenderojmë. Pa entuziazmin dhe përkushtimin tuaj, pavarësisht kushteve jo shumë të favorshme, trajnimi nuk do të kishte qenë kaq i suksesshëm. Ju kombinoni profesionalizmin me pasionin- dy cilësi të çmuara dhe të rralla. Vazhdoni të ecni përpara 

LUISA DE MARCO

EKSPERT I TRASHEGIMISE KULTURORE, ICOMOS

Faleminderit për raportin tuaj final dhe për punën tuaj nga kjo kontratë. Jam i impresionuar nga përkushtimi dhe nga puna e madhe në mbështetje të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit si dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit për të krijuar një faqe turizmi kombëtare dhe për të ngritur kapacitetet e agjencive publike që kjo faqe të funksionojë si duhet. Kur ta hap këtë faqe ne vitet që do vijnë do mendoj për ju dhe për gjithë punën që u krye për dizenjimin dhe krijimin e saj.

VICTOR LUBOYESKI

DREJTOR, USAID RRITJE ALBANIA

Nga Tirana erdhi edhe një dyshe energjike e një kompanie PR dhe Marketing. Ato tashmë janë në funksion dhe kanë qenë përfitues të një inkubatori që u kishte dhënë atyre shumë shikueshmëri.

Manderina është ndër të paktat që ofrojnë një trajtim të plotë për marketingun dixhital dhe tani janë në  nje fazë tjetër, ne fazen e rritjes

Ato na dhanë njohuri dhe këshilla të paçmueshme nga perspektiva e tyre se si të përshtasim trajnimin dhe mentorimin tonë për pjesëmarrësit tanë në inkubatorin e biznesit.

JULIA GOGA

DREJTORE, GCONSULTING.COM

Një grup ekspertësh në turizëm, marketing dixhital dhe marketingun e përmbajtjes ndërtuan portalin turistik të Visit Gjirokastra (www.visit-gjirokastra.com). Ata krijuan logon, sloganin dhe identifikuan atraksione në rajonin e përbërë nga shtatë bashki që përfshijnë Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën. Ata mbështetën krijimin e shoqates Visit Gjirokastra  duke kontribuar direkt si Anëtarë të Bordit të Shoqatës, një organizatë publike-private e krijuar për të promovuar turizmin në rajon. Sot Visit Gjirokastra është një model i menaxhimit dhe marketingut të destinacioneve turistike në vend.

EDLIRA MUEDINI

MENAXHERE PROJEKTI, Risi Albania

Jeni gati per ndryshim? Le te punojme se bashku!